Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës elektoral në qytetin e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij, Rama i ktheu reston akuzave të LSI, kur tha se ka dalë nga binarët dhe se reformat i votuan për të qëndruar tek tepsia.
“Më vjen keq që aleatët tanë sot kanë dalë nga binarët e arsyes dhe çirren dhe kërcënojnë. Në vend që të jene krenarë për reformat ata sulmojnë. Kjo të bën të kuptosh se reformat i kanë votuar, jo se kanë dashur të mirën e vendit, por se kanë dashur të rrinë tek tepsia” –tha Rama.
Ndër të tjera Rama komentoi edhe programin e ekonomik të PD dhe takimin e Bashës me Trump në SHBA.
“Ekonomia nuk rritet duke kopjuar ekonominë e Evropës, pasi Evropa është ekonomi e zhvilluar. Njëri thotë kam program gjermano ekonomik dhe kërkon të shesë një fotografi me presidentin e Amerikës, por jam i sigurt se po ta shohë Trump atë foto nuk e njeh kush është ky çuni. Këta janë një tufë artistësh cirku. Votat për ta janë vota të hedhura në lumë. Po të donim ne pushtet për vete, Basha do ishte në çadër tani”- tha Rama.
Kryeministri i është përgjigjur Bashës dhe është shprehur se nuk do të ketë asnjë ulje taksash për biznesin e vogël.
“Nuk ka për tu ulur taksa e biznesit të madh sepse kush merr më shumë paguan më shumë. Kush përpiqet të thotë të kundërtën është vetëm një gënjeshtar.
Një mësuese shumë mirë mund të bëjë llogaritë se sa taksa i paguante shtetit në 2013 dhe sa e paguan sot. Sa e kishte rrogën në 2013 dhe sa e ka sot.
Ne do të vendosim 600 million dollarë për rritjen e rrogave do të shkojnë për rritjen e rrogave.
240 dollatë për rritjen e pensioneve. Ne 300 milje do jetë paga minimale. 233 milionë dollë për fermerët", tha Rama.



