
Eurodeputetët do të kthehen në Strasburg sot për herë të parë në më shumë se një vit.
Seanca plenare e qershorit pritet të zhvillohet në një format hibrid. Takimet e mëparshme janë mbajtur në distancë për shkak të rreziqeve që paraqesin udhëtimet gjatë pandemisë COVID-19.
Stafi dhe deputetët e Europarlamentit kryesisht e kanë bazën e tyre në Bruksel, por pothuajse të gjitha seancat plenare duhet të mbahen 450 kilometra larg, në Strasburg, siç parashikohet në traktatet e BE-së.
Kjo praktikë është kritikuar shpesh për shkak të kostos së udhëtimit që shkon në rreth 114 milionë €.



