Arrestimi i mjekut te Trauma, PD: Shfaqje e Ramës për të mbuluar skandalin e mbylljes së shkollës “Mehmet Akif”

Arrestimi i mjekut te Trauma, PD: Shfaqje e Ramës për të mbuluar skandalin e mbylljes së shkollës “Mehmet Akif”

Për Partinë Demokratike arrestimi i mjekut në spitalin e Traumës ishte një “show” i kryeministrit Edi  Rama për të mbuluar skandalin e mbylljes së shkollës “Mehmet Akif”.

Përmes një deklarate nga selia e PD-së, mjeku logoped Erges Eskiu tha se Rama me këto sjellje tenton të denigrojë figurën e mjekut duke qenë se ata kanë ndikim të madh në shoqëri.  Më tej, Eskiu tha se këto pamje  nuk po shihen më prej vitesh kundër bandave të cilat me qeverinë e Ramës, ikin dhe zhduken në drejtim të paditur, sepse janë po këto banda që e mbajnë në pushtet.

Unë jam Erges Eskiu, mjek logoped. Dal sot në këtë deklaratë në mbrojtje të personelit mjekësor të cilët po tentohet të denigrohen nga pushteti i Edi Ramës. Kësaj arrogance të qeverisë, nuk i mjafton as largimi masiv i mjekëve nga Shqipëria. Më saktë, nuk u bën më përshtypje asgjë.

Mijëra studentë të mjeksisë qindra mjek me eksperiencë mendojnë vetëm të ikin dhe arsyeja është vetëm një, kjo qeveri nuk ofron mbështetje, alternativë, inkurajim për punën e tyre përtej sakrificës.

Profesioni i mjekut është shndërruar në një punë e cila sipas Ramës duhet t’i shërbejë nesër patronazhistëve, rrjedhimisht shkatërrimit të zinxhirit profesional për të cilën mjekët kanë dhënë betimin e “Hipokratit”.

Por kjo qeveri ka hequr dorë nga çdo normë etike dhe morale. Nuk flitet më për moral, as për etikë profesionale.

Fakti është arrestimi i mjekut në Qendrën e Traumës, i shoqëruar me policë me maska sikur të ishte krimineli më i kërkuar në vend.

Këto pamje nuk po shihen më prej vitesh kundër bandave të cilat me qeverinë e Ramës, ikin dhe zhduken në drejtim të paditur, sepse janë po këto banda që e mbajnë në pushtet.

Arrestimi sa për t’i frikësuar shqiptarët, për t’i dhënë mesazhin e terrorit, ishte një shfaqje e shëmtuar e një inferiori më gen që bën të fortin me të dobëtit dhe përkëdhel kriminelët.

Shfaqja që bëri policia me regji e Edi Ramës, tenton të denigrojë figurën e mjekut duke qenë se ata kanë ndikim të madh në shoqëri.

Rama kërkon përuljen e mjekëve dhe fjala e tyre të mos ketë peshë në shoqëri.

Është fare e thjeshtë për t’u kuptuar mesazhi i një tirani: “Largohuni se nuk ju duam”.

Në metodologjinë e Ramës, një skandal mbulohet me një tjetër skandal.

Shfaqja u bë për të mbuluar veprimin e fundit jonormal të Ramës; mbylljes së shkollës Mehmet Akif me të cilën Edi Rama dëshmoi qartë se është i marrë peng prej Erdoganit dhe po e bën Shqipërinë një shtet satelit të Turqisë.

Por përtej keqdashësisë ndaj mjekëve, e mira do të triumfojë mbi të keqen.

Ajo ditë do të vijë dhe shumë shpejt.

Personeli shëndetësor dhe pedagogët meritojnë dyfishim pagash.

I bëj thirrje mjekëve të dalin në protesta, të mos lejojnë denigrimin që tenton t’u bëjë pushteti.

Dhe siç thotë një shprehje:

Detyra e parë e mjekut është politike: Lufta kundër sëmundjeve duhet të fillojë me një luftë kundër qeverisë së keqe.” Njeriu do të shërohet plotësisht dhe përfundimisht vetëm nëse ai së pari çlirohet nga kjo qeveri e keqe”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy