Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, K. U., 35 vjeç dhe A. R., 26 vjeç, pasi po transportonin me automjet 60 kilogram kanabis.
Gjatë kontrollit të ushtruar në Luz në Fushë Krujës në automjetin me drejtues shtetasin K. U., në pjesën e pasme janë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar kanabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë.
Automjeti tjetër drejtohej nga shtetasi A. R., i cili kontrollonte rrugën dhe njoftonte shtetasin K. U., nëse kishte prezencë të Policisë.
Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi S. D., 28 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet, 2 celularë dhe një shumë parash.



