Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç ka shpërndarë Parlamentin dhe është gati të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, tre ditë para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Drejtuesi i Lëvizjes për Tuzin, Hysejn Gjoka, në një komunikim me “MCN live”, thotë se vendimi ishte befasues për pakicën shqiptare.
Shpërndarja e Parlamentit tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale është pak surprizë për të gjithë në. Jo sepse tash po mbahen zgjedhjet presidenciale që janë më shumë rëndësi për Malin e Zi ku do të vendoset a do të jetë drejt Evropës, apo të një politike stagnuese e cila ka qenë deri tani. Edhe pse Dritan Abazovic është munduar të shtyjë procesin e hyrjes të Malit të Zi në Unionit Evropian, por parti si UNEF apo parti si Fronti Demokratik të cilën ne e quajmë më shumë si prorus, ka stagnuar por është në interesat e saj sepse partia e Gjykanovic, pas 30 vitesh pushtet dhe këto partitë dytësorë janë munduar të shfrytëzojnë maksimalisht këtë situatë edhe për militantët e tyre.
Por çka është jashtëzakonisht me rëndësi, Gjykanovic, e ka shfrytëzuar nenin 92, pika 3 të Kushtetutës, të shpërndajë parlamentin edhe pse ministri i Punëve të Brendshme po mundohet të ndalë këtë procedurë duke thënë se nuk duhet ky dekret të vihet në faqen zyrtare, por kjo vjen se qeveria e Abazovic ka zgjatur veç tre muaj dhe ajo si qeveri teknike vazhdon të udhëheq Malin e Zi me 17 ministra.
Është një situatë jashtëzakonisht kaotike dhe Gjukanovic ka bërë një gabim për në shqiptarët pakice edhe për malazezet si shtetformues në votimin e ligjit themelor.
Politikani shqiptar i Malit të Zi, Gjoka, thotë se megjithëkëtë, ndryshimi nuk është i mirë për komunitetin shqiptar këtu.
Sipas tij ata tashmë janë në dilemë se cilën parti të përkrahin.
Është mirë të bëhet një ndryshim por në këto momente çdo ndryshim nuk është i mirë për ne, ne si pakicë shqiptare jemi ndier mirë aty ku ka qenë pjesa dërmuese malazeze dhe ashtu kemi vazhduar të jetojmë me ta.
Por qeveria e Dritanit, ka bërë do lëshime të cilat na ka lëvizur disa themele qe ne si pakicë të ndihemi të qetë, edhe pse ai si shqiptar na ka bërë të lëvizim nga kornizat tona, se çfarë duam të bëjmë, a duam të përkrahim një qeveri pru ruse apo një qeveri që përbejnë malazezët.
Tani ne jemi dilemë se pakica duhet të mbështesim pushtetit, po në këto raste është e vështirë të mbështesim atë kur nuk njeh askë veç vetes.



