Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Mitro: Interes PD dhe Shtëpia e lirisë, denoncimet alibi për rezultatin (VIDEO)

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Mitro: Interes PD dhe Shtëpia e lirisë, denoncimet alibi për rezultatin (VIDEO)

Kryeredaktori i MCN TV në studion e lajmeve ka komentuar sot lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të cilat po zhvillohen aktualisht në 6 bashki të vendit.

Ai tha se basti i këtyre zgjedhjeve është të dimë të bëjmë zgjedhje të mira teknikisht, ndërsa theksoi se interesi i tyre shkon për Partinë Demokratike dhe Shtëpinë e Lirisë.

Mitro shtoi se lidhur me denoncimet tashmë janë bërë të zakonshme për tu përdorur sipas tij për alibi për rezultatin në fund të zgjedhjeve.

Besoj se basti i këtyre zgjedhjeve është të dimë të bëjmë zgjedhje të mira teknikisht. Ajo që dihet është se raund pas raundi do marri vendin që u takon. Pyetja është a dimë të zgjedhim politikisht? Do të votojnë kandidatët sipas logos apo cilësisë së tyre qytetare etj etj. Në fakt interes në këto zgjedhje ka vetëm përplasja mes PD dhe Shtëpisë së Lirisë dhe çfarë kjo mund të reflektojë më pas. Nëse shumatorja e tyre do vazhdojë të jetë poshtë maxhorancës atëherë nuk kemi ndonjë instikt të ri politik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por vlen për tu parë se rezultatet e zgjedhjeve të sotme mund të shërbejnë si enë komunikimi mes dy poleve për një bashkim apo jo.

Është vetë politika që e ndërton narrativen në këtë mënyrë. Po të kujtojmë Bashën u tha se do shohim një lider të ri se do dali nga dualiteti që ka pasur nga babai i tij politik Berisha, ai doli por hyri në dualitetin tjetër në atë me ambasadoren amerikane pra ai nuk i ka shpëtuar dot dualitetit dhe këtë do e shohim në fund të këtyre zgjedhjeve. Mund të themi se ky dualitet nuk po i bën mirë Bashës.

Më tej ai tha se ajo që ka vlerë në një ditë zgjedhjesh është fryma se nga po shkon peshorja e votimeve.

Në të kaluarën ka ndodhur që çdo parregullsi janë përdorur si alibi për të justifikuar rezultatin e zgjedhjeve, aktorë lokalë aty i kanë indiciet se si ka shkuar votimi çka do të thotë se dhe sipas sondazheve s’do të presim surpriza, prandaj gjithë këto denoncimeve do të jenë alibi për rezultatin në fund të ditës. Unë them se maxhoranca vijon të jetë komode dhe në këto zgjedhje për shkak të gjithë konjikturës që ka krijuar me elektoratin. Maxhoranca është e qetë dhe mund ta marri  Lushnjen lehtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy