SPAK sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro të Aurel Hoxhës/ Porositi vrasjen e Klevis Lleshit për hakmarrje

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro të Aurel Hoxhës/ Porositi vrasjen e Klevis Lleshit për hakmarrje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasur me vlerë 5 milionë euro të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari të paligjshme në Tiranë. 

 

Gjykata e Posaçme, lëshoi urdhrin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi  3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare të Aurel Hoxhës .

 

Subjektet tregtare për të cilat është vendosur “sekuestro preventive”:

“Monopol sh.p.k”, me ortak të vetëm A.K. dhe administrator K.K. Subjekti është regjistruar më 26.05.2025, Rruga “Myslym Shyri”;

“A. K. PF”, emër tregtar “Monopol Bar Lounge 24 ore”, subjekt i regjistruar më 28.02.2020, Rruga Myslym Shyri;

Subjekti tregtar “Elite Event sh.p.k”, ku A.K. është ortak i vetëm dhe njëkohësisht administrator, subjekt i regjistruar më 26.02.2025, Rruga Myslym Shyri;

 

Apartamentet dhe njësitë:

 

Apartament me sipërfaqe 133.04 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 143 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë

Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 53.75 m², të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 90.64 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 146.45 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 143.3 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 49 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

Njësi me sipërfaqe 50 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

“Sekuestro preventive” është kërkuar edhe për:

32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, të cilat janë në pronësi ose përdorim, të personave si vijon: A.K, L.K, K.K, Zh.Xh-I, S.L, L.K (person fizik), Zh.Xh-I, SALOU Rental shpk etj.

 

52 llogaritë bankare, në bankat e nivelit të dytë janë në pronësi të subjekteve: Zh.Xh-I, Zh.Xh-I (person fizik), S.L, SALOU Rental, Monopol Exchange, L.K, L.K (person fizik), K.K, Elite Event, A.K dhe A.K (person fizik).

 

Aurel Hoxha dyshohet se ka porositur vrasjen e Klevis Lleshit në 2020 për hakmarrje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy