
Ylli i Hollivudit dhe ish-guvernator i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, ndodhet në Austri, ku është pritur nga kryeministri Sebastian Kurz.
Schwarzenegger do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Austrisë, një iniciativë e tij, që ndiqet nga të ftuar të nivelit të lartë ndërkombëtar.
Por ndërkohë që aktori austro-amerikan falënderonte liderin e vendit të tij të lindjes (Kurz) për suportin në prag të samitit për ndryshimet klimatike, presidenti Trump postoi në Tuiter një mesazh ironik pikërisht për këtë fenomen.
Duke iu referuar valës së të ftohtit polar që ka përfshirë vendin, presidenti amerikan shkroi: “Çfarë dreqin po i ndodh ngrohjes globale? I lutemi të kthehet shpejt se na duhet”, shkruan Trump në Tuiter.



