Triumf me përmbysje ndaj Dinamos, Tirana fiton derbin e pesë golave

Triumf me përmbysje ndaj Dinamos, Tirana fiton derbin e pesë golave

Tirana triumfoi me përmbysje ndaj Dinamos me rezultatin 2-3, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të në Superiore.

Një ndeshje me dy tablo, ku në fund festuan bardheblutë. Dinamo kaloi në avantazh me Zabërgja në minutën e 25-të, ndërsa menjëherë në fillim të pjesës së dytë, ishte Andoni që dyfishoi shifrat, me një gol të bukur nga jashtë, pas daljes së portierit.

Megjithatë Tirana nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat në minutën e 57-të, me golin e Hoxhallarit. Vetëm dy minuta më vonë, ishte Deliu, i cili vendosi baraspeshën.

Në minutën e 80-të, Kaina, i sapo futur në fushë, fiton penallti, e cila u shndërrua në gol nga Latifi, që përmbysi rezultatin në 2-3.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 29 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Dinamo City mbetet në vendin e pestë me 22 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy