Zjarri në Ishullin e Sazanit/ Peleshi: Janë izoluar disa vatra, kërkohet angazhim vullnetar për emergjencat

Zjarri në Ishullin e Sazanit/ Peleshi: Janë izoluar disa vatra, kërkohet angazhim vullnetar për emergjencat

Ministria e Mbrojtjes në njoftimin e saj të fundit ka bërë të ditur se disa vatra zjarri, të paktën ato më të rrezikshmet, janë izoluar nga puna e Forcave të Armatosura, të cilat gjatë gjithë natës kanë luftuar me flakët, në një terren shumë të vështirë për natyrën e relievit që ka ishulli shqiptar.

Sipas njoftimit nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndërhyrja për në vatrat e mbetura është edhe më e vështirë, por puna po vijon.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Peleshi vlerëson shqetësimet dhe mendimet mbi çështjen, por thekson se janë ekspertët, ata të cilët e vlerësojnë situatën.

I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanin është izolimi i vatrave duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrës.

Ndër të tjera, ministri thekson edhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, me të cilët është ndërtuar një marrëdhënie për aktivizimin e mbështetjes me mjete ajrore shtesë, nëse kjo gjë shihet si e nevojshme.

Po ashtu, edhe gjatë muajve të verës, i njëjti mekanizëm do të funksionojë.

Prioritet sipas tij mbetet mbrojtja e banorëve dhe më pas e florës dhe faunës në zonë, apo e trashëgimisë natyrore dhe historike të vendit.

Thirrja e fundit, ishte edhe ajo për vullnetarizëm, pasi vera që vjen parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta.

Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave.

Me zjarret në ishullin e Sazanit kanë qenë të angazhuar prej ditës së djeshme 61 efektivë të forcave të ndryshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy