Nerjada Xhufi: Aurela Gaçe shtysë e madhe në talentin tim, aktualisht po punoj një këngë me Flor Banën dhe Ergys Shahun

Nerjada Xhufi: Aurela Gaçe shtysë e madhe në talentin tim, aktualisht po punoj një këngë me Flor Banën dhe Ergys Shahun

Nerjada Xhufi, është këngëtarja e re, e ftuar në “Zgjohu me MCN”, talentin e së cilës e ka zbuluar Aurela Gaçe. Ajo tregoi se ishte gjithçka rastësisht kur ajo u gjend një natë me shoqet e saj në lokalin ku këndonte Aurela e cila kur i drejtoi mikrofonin shtangu nga zëri i saj.

Nerjada shprehet se gjithçka nisi nga ajo natë dhe Aurela ka qenë një suport i madh për të. Aktualisht ajo i është futur seriozisht muzikës dhe është duke punuar një këngë me Flor Banën dhe Ergys Shahun.

Kam qenë në lokalin e Aurela Gaçes me gocat, Aurela më drejton mikrofonin dhe gjatë këngës ajo ja drejtonte mikrofonin të gjithëve kur më drejtohet mua habitet dhe më fton në skenë. Unë u emocionova, dridhesha dhe asgjë nuk po shihja. Më pas kam komunikuar shumë me Aurelën, më ka dhënë shumë suport.

Ne të rinjtë kemi nevojë qoftë dhe për një fjalë të mirë dhe Aurela ma dha këtë, më ka më ndihmuar vërtet shumë. Unë jam një ndër personat me fat që Aurela ka pikasur. Ajo i suporton vërtet të rinjtë se kam parë shumë video dhe kjo është një ndihmë për ne të rinjtë.

Më tej ajo shton se ‘mam po ti’, është një nga programet që ka marrë pjesë së fundmi dhe regjistrimi aty është bërë pa dijeninë e saj , ndërsa shprehet se ka qenë një eksperiencë vërtet e bukur.

Aurela ka qenë një shtysë e madhe në talentin tim. Mendoj se çdonjëri nga ne ka një moment të tij kulminant, ndoshta ai ka qenë momenti im. Aktualisht jam duke u marrë me një projekt, presim të dalë shumë shpejt.  Këngët shqiptare janë të preferuat e mia dhe s’ka më bukur se të këndosh në gjuhën tënde.

Sado të ndryshoj muzika në Shqipëri janë disa këngë që do ngelen gjithmonë. Unë këndoj çdo këngë që më pëlqen dhe i kam përzemër, nuk e bëj për ti kthyer në virale. Ermal Pepa, ka qenë ai që më ka dhënë përveçse një mësim shumë të mirë por dhe nga ana emocionale më ka ndihmuar. Më kanë mbështetur kompozitore dhe këngëtarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy