
Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi absurde, të pabazuar dhe në shkelje flagrante të rregullores, përjashtimin e disa deputetëve nga Edi Rama.
Ua kam thënë dhe ua them prapë, ky është Linda e Parlamentit, është një automat që merr udhëzime vetëm nga Edi Rama.
Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, direkt përjashtimin, tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Edi Ramës ndaj opozitës.
U diskutua gjerësisht kjo situatë, në të cilën opozita konstaton se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës.
Duke folur pas takimit me deputetët e grupit parlamentar demokrat, Berisha shtoi se u diskutua për rezolutën, mbi zhvillimet në Kosovë, duke e cilësuar një tekst shumë mirë të përgatitur.
Deri të dhënat se mazhoranca nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, atëherë ky parlament mund të quhet fare mirë, parlamenti i Bjellorusisë, apo i një republike vasale të Rusisë.
Kjo nuk mund të ndodhë. Ne kërkojmë të votohet rezoluta jonë, do të ua paraqesim shqiptarëve.
Rezoluta që paraqet grupi parlamentar i PD-së, është një rezolutë absolutisht në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës.
Është një rezolutë shumë mirë e studiuar. Urojmë dhe shpresojmë që të mos mbeten skllevër të Vuçiç. Se ju e keni vënë re që emri i Vuçiç nuk është përmendur ndonjëherë nga Edi Rama, vetëm tha kur më thonë kosovarët, vëlla i Vuçiçit, herë tjetër ai nuk e përmend atë.
Pavarësisht kësaj, uroj të votohet rezoluta jonë, ose të gjejmë një mirëkuptim të një rezolute të përbashkët.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi tha se përjashtimi i deputetëve u bë me urdhër të Edi Ramës dhe ishte vendim politik.
Teksa një ditë më parë Lulzim Basha e përjashtoi nga partia, Bardhi tha se gjithçka e bën për të zhvendosur vëmendjen.
Nëse ky vendim e ndihmon që dy katet e kullës ti mbajë në xhep të marrë vendime të tilla çdo ditë.
Katet janë aty, letrat janë aty, shqiptarët po verifikojnë dhe po shohin dita ditës se kush ishte në aleancë me kullat.
Duke qenë se nuk i doli, mendon se po bën aleancën e të përjashtuarve.
Edhe këtu do dalë blof se Basha është përjashtuar me vendim të shumicës.
Ndër të tjera ai kërkoi që të votohet në parlament, rezoluta e PD për Kosovën.
Kosova nuk duhet të përdoret politikisht qëndrimi ndaj saj është skandaloz.



