Deputetja Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetarja e grupit parlamentar “Demokrat”.
Ky ka qenë vendimi i grupit parlamentar të opozitës, në përbërje të sëcilës janë deputetët e dalë nga lista e Partisë Demokratike.
Në mbledhjen e grupit paralmentar, të mbajtur me datë 12 maj, 2020 u vendos me gjashtë vota pro dhe dy kundër që kryetar i grupit të jetë deputeti Myslim Murrizi. Në mbledhje ka munguar deputetja Fatjona Dhimitri.
Deputetët që kanë votuar pro kandidaturës së Murrizit, janë deputetët Halit Valteri, Korab Lita, Alban Zeneli, Halil Jakimi dhe Arlind Caçani.
Kjo është hera e dytë që Grupi i Demokratëve ndërmerr nismën për të larguar Hajdarin dhe kësaj here është përfundimtare.
Herën e parë deputetët u tërhoqën nga vendimi i tyre, pasi ligjvënësit e djathtë u përçanë me njëri-tjetrin, duke u ndarë në dy grupime.
Përgjatë kësaj periudhe, Rudina Hajdari ka ashpërsuar tonet ndaj PS, PD dhe LSI në tryezën e Reformës Zgjedhore.



