Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Burime bëjnë me dije se një automjet furgon është përplasur me një motor pranë kryqëzimit të Dajçit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit Llesh Kola.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë në kokë dhe tru[ ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të tij.



