Lajçak: Asociacioni nuk e dobëson Kosovën, në tavolinë i kam 16 modele evropiane

Lajçak: Asociacioni nuk e dobëson Kosovën, në tavolinë i kam 16 modele evropiane

I dërguari i BE për dialogun Prishtinë-Beograd Mirolav Lajçak shprehet se Asociacioni nuk e dobëson Kosovën, duke shtuar se në tavolinë i ka 16 modele evropiane për të. Në një intervistë për “Atlantic Council” tha se Prishtina duhet ta shohë Asociacionin si obligim dhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe qeverisë dhe jo si kërcenim apo dënim.

Askush s’ka për interes të dobësojë funksionalitetin e Kosovës. Duhet ta shohim jo si kërcënim a dënim a kompromis, por obligim në njërën anë dhe duhet të shihet edhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës dhe përcaktim të qartë të raporteve të Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës sipas standardeve evropiane”, ka thënë Lajçak.

Kemi parë modele ekzistuese dhe mund të iu them që këtu në tavolinën time kam 16 modele evropiane, por nuk mund t’i listoj ato. Nuk dua të tregohem se po bëj favor për një palë apo tjetrën”, ka shtuar Lajçak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy