Basha i “hap derën” Metës: Nëse është zgjedhje e sinqertë, mirë se vjen

Basha i “hap derën” Metës: Nëse është zgjedhje e sinqertë, mirë se vjen

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar sot nga çadra zhvillimet politike në gjirin e maxhorancës ditët e fundit. Në fjalën e tij, Basha i “hapi derën” Bashës, duke theksuar se nëse kërkesa e tij për qeverinë e besimit është e sinqertë, atëherë ai është i mirëpritur krah alternativës së PD-së.  

“Mbrëmë duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë një nga dy partnerët e Qeverisë ka bërë zgjedhjen e tij, dhe ne i themi: në qoftë se kjo zgjedhje është e sinqertë mirësevjen te “Shqipëria e para”. Nuk kërkojmë pazare politike, aleanca të kurdisura. Ky është rasti ti drejtoj një thirrje të drejpërdrejtë njeriut që është identifikuar zyrtarisht dhe logjikisht si pengesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme: të reflektojë dhe ti hapë rrugë përmes një dialogu politik një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, e cila do zbatojë deri në fund ligjin për dekriminalizimin duke nxjerrë çdo person të inkriminuar nga çdo zyrë e shtetit”, tha sot Basha.

Basha tha se për daljen nga kriza dy janë rrugët: krijimi i një qeverie teknike që do garantojë zgjedhjet e lira ose përballja e qeverisë me qytetarët.

“Asnjë pazar nuk mund dhe nuk do të luhet me fatin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. U jap fjalën njësoj si ditën e parë, sot e çdo ditë se nuk do pranoj, nuk do kërkoj dhe nuk do lejoj asnjë pazar në kurriz të interesave të qytetarëve shqiptarë, në kurriz të interesave të popullit tim. Dita po afron kur pushtetin nuk do ta kenë më një grusht politikanësh, por do ta kenë qytetarët shqiptarë, do ta keni ju. Vendimmarrja nuk do jetë monopol i kryeministrave dhe ministrave, por do të jetë tërësisht prodhim dhe ekspozim i vullnetit dhe dëshirave tuaja. Ky është propozim bazik i republikës së re. Ëndrra po vjen, ëndrra do të bëhet realitet. Për këtë na duhet qëndresë e vendosur deri në fitore. Republika e vjetër, mos harroni, ka në këtë lojë miliarda euro për të humbur. Nuk janë miliardat e tyre, por janë të shqiptarëve, janë tuajat, me të cilat janë pasuruar dhe janë bërë të pushtetshëm. Unë e di dhe e kam ditur që nga dita e parë, që nga 18 shkurti kur populli iu përgjigj masivisht thirrjes për një republikë të re: bashkimi ynë, qëndresa jonë, kjo lëvizje e madhe popullore ka qenë prej ditës së parë dhe sot akoma më shumë, është më e fortë se interesat kriminale dhe korruptive e republikës së vjetër”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy