Laburistët drejt fitores në Britani, Kiri: Kanë premtuar ulje taksash. Konservatorët janë konsumuar (VIDEO)

Laburistët drejt fitores në Britani, Kiri: Kanë premtuar ulje taksash. Konservatorët janë konsumuar (VIDEO)

Në prag të zgjedhjeve që do të mbahen këtë katër korrik në Mbretërinë e Bashkuar sondazhet flasin për një fitore absolute të laburistëve.

Martin Kiri, gazetar në “ALB UK TV” tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se një nga arsyet kryesore  është konsumimi i konservatorëve si dhe problemet që ata kanë hasur në 14 vite qeverisje.

Më tej, Kiri theksoi se laburistët kanë premtuar ulje të disa taksave.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Janë disa arsye, ndër kryesoret konsumimi, pasi janë prej 14 vjetësh  në pushtet dhe kanë kaluar një sërë sfidash dhe problemesh të ndryshme, ku më kryesorja ka qenë Brexit dhe më pas pandemia.

Përgjatë mandatit të fundit kemi shkuar me 3 kryeministra të ndryshëm.

Ekonomia ka pasur disfatat e veta, duke nisur nga Brexit, nga pandemia, nga lufta në Ukrainë që ka të bëjë drejtpërdrejt me energjinë. Kushtet e jetesës janë në një shkallë të ulët, taksat janë të larta pavarësisht përpjekjeve për të reduktuar taksat. Janë ndër më të lartat që pas luftës së dytë botërore, gjë që ka vështirësuar jetën dhe ekonominë e britanikëve. Si duket janë të gatshëm për rotacion.  

Kjo është akuza e konservatorëve ndaj laburistëve, ndërkohë që laburistët e kanë mohuar, duke thënë që një pjesë të taksave do i mbajnë ashtu siç janë dhe një pjesë edhe mund t’i ulin.  

Një ndër debatet kryesore është emigracioni. Ka qenë në fokus që nga fushata e Brexit.

Edhe në programin e tyre, laburistët e kanë për kontrollin e emigracionit pasi është çështje kombëtare.

Unë besoj se do të jetë kontroll në një formë tjetër nga laburistët. Sa i përket çështjes së emigrantëve shqiptarë tashmë e dimë se ka dhe një marrëveshje edhe të depërtimit nga qeveria aktuale. Se çfarë do të bëjë qeveria e ardhshme mbetet për t’u parë. Por kontrolli që ka theksuar Staimer është ai i kalimit të gomoneve. Kjo ka qenë problem edhe përgjatë mandatit të fundit të konservatorëve për shkak të shumë problematikave, të vdekjeve. Edhe laburistët kanë vënë theksin tek kalimi i gomoneve sesa tek pjesa tjetër e emigracionit. Emigracioni në total është rritur pavarësisht kufizimeve që konservatorët kanë bërë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy