SPAK nis hetimet ndaj Ilir Metës, kërkohet në KQZ formulari i vetëdeklarimit (VIDEO)

SPAK nis hetimet ndaj Ilir Metës, kërkohet në KQZ formulari i vetëdeklarimit (VIDEO)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kopje të formularit të vetëdeklarimit që ka dorëzuar pranë saj kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Me një shkresë që mban datën 23 gusht 2022, SPAK i kërkon KQZ dokumentin në fjalë, i cili do të vihet në funksion të hetimit të nisur ndaj ish-presidentit.

“Për nevojë të hetimit të këtij procedimi penal, kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të dorëzuar nga ish-deputeti Ilir Meta”, thuhet në kërkesën e SPAK.

MCN mësoi se hetimi që po kryhet ndaj Metës ka të bëjë me kallëzimin e depozituar në qershor në organin e akuzës nga ish-deputeti i PS-së, Halit Valteri.

Në qershor të këtij viti, Valteri kërkoi nisjen e hetimeve për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kallëzimi i ish-deputetit socialist e mori shtysën nga një shkrim i botuar në gazetën austriake “Kronen Zeitung”, e cila shkruan se Meta pagoi 700 000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

Përfundimi i mandatit presidencial të Metës, rrjedhimisht edhe i imunitetit që i jepte ky post, i ka hapur rrugë edhe nisjes së hetimit ndaj tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy