Prej datës 18 shtator në të gjithë vendin ka nisur censi, regjistrimi i popullsisë dhe banesave. Lidhur me këtë Dom Mark Pashkja, zëdhënës i konferencës ipeshkvore katolike të Shqipërisë në një lidhje skype u shpreh se kemi të bëjmë me një çështje identitare.
Ai tha se me rëndësi ëhstë fakti që të identifikohemi dhe thirrja ka qenë më tepër këshilluese dhe absolutisht detyruese. Sipas tij, censi ka prekur të gjitha komunitetet dhe nëse censi bëhet në mënyrë të drejtë do të jetë i rëndësishëm jo vetëm për numrat por dhe për dhëna cilësore.
Kisha katolike ka shprehur dakordësinë në lidhje me lirinë për pyetjet e besimit fetar. Ne kemi bërë thirrje të regjistrohen duke respektuar lirinë dhe në rastin e katolikëve të shprehin besimin katolik. Kjo nuk është një fushatë që ka të bëjë me një garë numrash, por ka të bëjë me një çështje identitare dhe besimi nuk është e parëndësishme për jetën njerëzore ajo konsiston në identitetin personal dhe historike. Kisha katolike në Shqipëri ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë shqiptare dhe sikurse kemi bërë thirrje për të gjithë personat që i përkasin besimit katolik të regjistrohen brenda lirisë së tyre dhe të regjistrohen përmes etnisë si shqiptarë. Thirrja për qasjen bëhet fjalë për një thirrje këshilluese, absolutisht detyruese por në raport të respektimit të të drejtave të lirisë.
Më tej ai shtoi se është e rëndësishme të identifikohemi sepse të gjitha institucionet fetare janë kontribuuese në Shqipëri. Ai tha se censusi ka prekur të gjitha komunitetet.
Komunitetet fetare në të shumtën e rasteve janë në raport me një pjesë të mirë të institucioneve që janë të pamundur dhe këto nuk janë asgjë tjetër vetëm censi do të jetë një gjë e mirë si për shtetin por dhe për ne vetë. Duhet të harrojmë se vitet e fundit niveli emigrimit ka qenë shumë i madh dhe në shumë zona ka pasur dhe shpopullim dhe ky cens ka prekur të gjitha komunitetet pa dallim. Përmes këtij censi nëse bëhet në mënyrë të drejtë dhe respektohen hapat për një proces të drejtë do jetë i rëndësishëm sepse nga censusi duhet të nxjerrim dhe të dhëna cilësore, nuk duhet të fokusohemi vetëm te sasia dhe numrat.
Në vijim Pashkja theksoi se ky nuk është censusi i parë që zhvillohet në Shqipëri dhe cfarëdolloj rezultati të dalë prej tij nuk do të krijonte asnjë problem për harmoninë fetare.
Dua të them faktin se nuk kanë të bëjnë rezultatet e censit me harmoninë sepse cilado qoftë rezultati jam i bindur se komunitetet fetare në Shqipëri janë shumë të konsoliduara me njeri-tjetrin dhe rezultati nuk do e prishte kurrë këtë marrëdhënie të krijuar tashmë prej vitesh. Besoj se rezultatet e këtij censusi duhet të kenë një qasje sasiore për të bërë një fotografim të zonave dhe karakteristikave që janë shqetësuese për pjesën e besimeve se nga emigrimi jemi prekur të gjithë. Ajo që insistoj është se në Shqipëri me të cilën dhe mburremi është harmonia fetare. Absolutisht është një xhevahir i çmuar në atë mozaikun e kombit tonë dhe në sajë të këtyre vlerave buron dhe vullneti i atyre individëve për ta bërë këtë vend më të mirë.



