Reagon BE: Kosova me veprime të njëanshme po nxit tensione dhe injoron koordinimin me aleatët

Reagon BE: Kosova me veprime të njëanshme po nxit tensione dhe injoron koordinimin me aleatët

Kosova i jep prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët”.

Ky ka qenë reagimi i BE lidhur me operacionin e policisë së Kosovës ndaj godinave të Bankës Kursimore Postare të Serbisë në Veri të vendit.

Në një deklaratë të zëdhënësit për politikë të jashtme dhe siguri në BE Peter Stano, thuhet:

"Operacionet e së hënës dëshmojnë edhe një herë se autoritetet e Kosovës u japin prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët në terren”, thuhet në këtë komunikatë. “Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre objekteve pa një paralajmërim dhe pa koordinim vetëm disa ditë pas takimit të fundit të dialogut, në të cilin po ashtu u shqyrtua  çështja e  objekteve të Bankës Postare Kursimore, është një përshkallëzim dhe shkon kundër frymës së normalizimit ndërsa edhe dëmton vullnetin e mirë të Kosovës për arritjen e normalizimit të raporteve përmes dialogut”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy