Rama: Mbi 3,000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, përfaqësitë tona në kontakt. Lajmet për sulm në Shqipëri janë të rreme

Rama: Mbi 3,000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, përfaqësitë tona në kontakt. Lajmet për sulm në Shqipëri janë të rreme

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mëngjesin e sotëm se siguria e qytetarëve shqiptarë në Lindjen e Mesme, një rajon i përfshirë nga konflikte të shkallës së gjerë, mbetet prioritet kryesor për qeverinë shqiptare.

 

Gjatë podkastit të tij “Flasim”, Rama theksoi se agresioni i Iranit ndaj vendeve të Gjirit Persik duhet të marrë fund, ndërsa ofensiva e SHBA-së dhe Izraelit në rajon është e drejtë. 

 

Ai shtoi se shërbimet diplomatike dhe konsullore shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase për ruajtjen e sigurisë së shqiptarëve.

 

Në këtë moment, prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende. Përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe po bëjnë gjithçka për të monitoruar situatën, informuar dhe asistuar.

 

Duke iu referuar lajmeve për një sulm të mundshëm të Iranit në Shqipëri, Rama i cilësoi si të rreme.

 

Kjo seri lajmesh është prodhuar në mënyrën më kriminale dhe të papërgjegjshme. Shqipëria është anëtare e NATO-s, dhe kapaciteti i përgjigjes së Aleancës është i garantuar për të gjitha vendet anëtare. Nuk ka asnjë mundësi që Shqipëria të sulmohet për t’iu dhënë dikujt shpresën e kotë për rrëzimin e qeverisë.

 

Rama gjithashtu theksoi solidaritetin e Shqipërisë me vendet e prekura nga sulmet, përfshirë Qipron, Greqinë dhe Turqinë, duke nënvizuar se situata kërkon qetësi dhe informim të vazhdueshëm nga burimet zyrtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy