Buxhuku: Në 30 vjet, ekonomia shqiptare është dëmtuar me 10 miliardë dollarë (VIDEO)

Buxhuku: Në 30 vjet, ekonomia shqiptare është dëmtuar me 10 miliardë dollarë (VIDEO)

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, e sheh situatën e krijuar me naftëtarët e Ballshit si fundi i një procesi shkatërrues të nisur 30 vjet më parë në sektorin e naftës në Shqipëri.  

Kanë qenë një seri politikash të dështuara që kanë përfunduar në këtë gjendje. Kemi disa këndvështrime, që kanë lidhje me zgjidhjen e përkohshme dhe përfundimtare të kësaj situate. Është një proces i gjatë dhe si i tillë i gjatë dhe shumë i vështirë është procesi i rindërtimit”, tha Buxhuku.

Buxhuku tha se kostoja e politikave të dështuara në vite ka rënduar mbi ekonominë e vendit.

Dëmet që ka pësuar ekonomia shqiptare në 25-30 vite janë 10 miliardë dollarë”, tha ai.

Lidhur me grevën e naftëtarëve, të cilët prej mëse dy javësh kërkojnë rihapjen e rafinerisë dhe likujdimin e pagesave të prapambetura, Buxhuku tha se zgjidhja e vetme është ajo në gjykatë.

Është një situatë dramatike që në fakt, edhe sikur të ekzistojë, do të ishte shumë e vështirë zgjidhja. Nëse flasim për situatën emergjente të punëtorëve të rafinerisë, ata duhet të bëjnë disa veprime njëkohësisht: mund të hedhin në gjyq punëdhënësin. Dëmet janë miliarda dollarë. E vërteta duhet thënë e plotë, duhej hedhur në gjyq kompanitë fantazmë që nuk kanë shlyer detyrimet ndaj punëtorëve. Jemi në kushtet e ekonomisë së tregut. Ekonomia e tregut kushtëzon që edhe ligjet të bëhen sipas saj”, tha Buxhuku.

Ai theksoi se shteti, i nisur nga indiciet, ankesat dhe kërkesat ligjore, duhet të merret e të zbulojë se kush janë në realitet bosët e këtyre kompanive.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy