Tetë anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor janë mbledhur sot në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Të përzgjedhur me short dy ditë më parë, në prani të përfaqësuesve të partive politike dhe mediave, ata kanë bërë sot betimin.
Shorti i hedhur nga KLGJ përcaktoi 8 gjyqtarë, nga 16 që garonin për Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor.
Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentjan Medja, Esmeralda Çeka, Alma Kolgjoka janë gjyqtarët e përzgjedhur.
Trupa e re e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor do të shqyrtojë kontestimet dhe ankimimet që mund të lindin gjatë zgjedhjeve të 25 prillit 2021.



