
Ish-zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka ankimuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Voda e cila akuzohet për ndikim të paligjshëm, kërkon që të hiqet masa e sigurisë me argumentin se nuk ka asnjë rrezik për të prishur provat apo për t’u larguar.
Kjo e fundit bashkë me Majlinda Hasanin janë lënë në masë sigurimi “Arrest në burg” për të njëjtën akuzë.
Kujtojmë se në media u bënë publike përgjimet mes Vodës, Florida Beut, Majlinda Hasanit dhe nënës së saj.
Voda mori 1 zarf ku ndodheshin 1 mijë euro, dhe se shkoi në Durrës për të marrë një arkë me peshk dhe një telefon të llojit Samsung që e kishte zgjedhur vetë.
Ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme u zbulua nga SPAK gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi. Florinda Beu është motra e Emirjan Beut, i cili është arrestuar për rastin e korrupsionit të prokurorit.



