Kush është Liz Truss? Admiruesja ambicioze e Thatcher-it që u bë kryeministre e Britanisë

Kush është Liz Truss? Admiruesja ambicioze e Thatcher-it që u bë kryeministre e Britanisë

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, është kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Mes atyre që nuk do të duartrokasin të martën mund të jetë pikërisht babai i saj.

Truss thuhet se ka një marrëdhënie të tensionuar me babain e saj, John Truss, një profesor i njohur matematike, pikëpamjet e majta politike të të cilit bien ndesh me ato të vajzës së tij 47-vjeçare.

Në vitet 1980, babai dhe nëna e Truss-it e merrnin atë me vete në marshimet e çarmatimit bërthamor. Në atë kohë, dy prindërit e Truss ishin kundërshtarë të ashpër të kryeministres Margaret Thatcher, "Zonjës së Hekurt" që udhëhoqi Britaninë nga 1979 deri në 1990.

Truss, e cila është favorite në raport me rivalin Rishi Sunak në sondazhet e anëtarëve të konservatorëve për të marrë pushtetin nga Boris Johnson, pretendon se mishëron vlerat e Thatcher, kryeministres së parë grua në Britani.

"Ajo është personifikimi i ambicies dhe një ideologe në të njëjtën kohë. Është kombinim shpërthyes," tha për Truss Christopher Painter, profesor emeritus në politikë në Universitetin e Birminghamit.

“Ideologjia po e çon atë në një rrugë që është krejtësisht e papërshtatshme për situatën e rëndë me të cilën po përballet vendi.”

Thatcher, e cila vdiq në vitin 2013 në moshën 87-vjeçare, shfaqet shpesh në punën që Truss ka bërë për të ndërtuar imazhin e saj shumë kohë përpara se Johnson të detyrohej të shpallte dorëheqjen e tij në korrik pas disa muajsh gabimesh dhe skandalesh.

Në shkurt, gjatë një vizite diplomatike në Moskë, përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, Truss mbante në kokë një kapele leshi të stilit kozak, ashtu siç bëri Thatcher në një vizitë në Kremlin rreth 35 vjet më parë.

Muaj më parë në 2021, Truss u rikujtoi të gjithëve Thatcherin kur u fotografua në një tank. Fotoja i ngjante një fotoje të famshme të Thatcher në 1986.

Thatcher ishte shkencëtare. Ndërsa Truss, njësoj si rivali i saj në garën e lidershipit, Sunak, ka studiuar filozofi, politikë dhe ekonomi në Universitetin e Oksfordit.

Ajo fillimisht u bashkua me Liberal Demokratët centristë përpara se të kalonte në Partinë Konservatore të krahut të djathtë.

Në vitin 2000, Truss u martua me kontabilistin Hugh O'Leary dhe kanë bashkë dy vajza.

Truss punoi për një kohë të shkurtër për sektorin privat përpara se të drejtonte grupin e ekspertëve të Reformës. Ajo ishte aktiviste e partisë për 14 vjet përpara se të bëhej deputete në vitin 2010.

Përzgjedhja e saj si kandidate për zonën elektorale të Norfolkut Jugperëndimor pati me kundërshtime të ashpra lokale pasi u zbulua se ajo kishte një lidhje me deputetin e martuar konservator Mark Field.

Megjithatë, Truss u zgjodh dhe martesa e saj me O'Leary i mbijetoi edhe kësaj sfide. Nuk ndodhi e njëjta gjë me martesën e Field.

Në vitin 2012, Truss ishte bashkautore e tezës politike të diskutueshme "Britannia Unchained", e cila argumentonte për reforma radikale ekonomike dhe një reduktim të ligjeve të punësimit.

Që nga hyrja në parlament, ajo ka mbajtur një sërë postesh ministrore, duke filluar si nënsekretare e shtetit për fëmijërinë dhe arsimin.

Truss ishte Sekretare e Shtetit për mjedisin, ushqimin dhe çështjet rurale përpara referendumit të Bashkimit Evropian, kohë kur ishte një mbështetëse e qëndrimit të Britanisë në Evropë.

Kur fitoi fushata e largimit, ajo u bë një mbështetëse e Brexit.

Ajo ka qenë Sekretare e Shtetit për Drejtësinë. Pasi Theresa May dha dorëheqjen në 2019, Truss mbështeti Johnson. Ai e shpërbleu duke e bërë sekretare tregtie dhe më pas sekretare të jashtme.

"Unë sinqerisht besoj se asaj iu dhanë punë - promovime ministrore - vetëm për t'i mbyllur gojën," tha në korrik Anna Soubry, një ish-deputete që ka punuar nga afër me Truss-in kur ata ishin të dy ministra. “Ambicia e saj është padyshim shumë më e madhe se aftësia e saj.”

Në kryesimin e kabinetit britanik, Truss do të ketë përpara prioritete të shumta. Vetë Britania po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në 40 vjet me inflacion në rritje dhe një recesion që sa vjen e afrohet. Vendi gjithashtu po goditet nga grevat dhe dështimi i shërbimeve publike.

Ekspertët vlerësojnë se Truss mund të marrë meritat e përmbylljes së dhjetëra marrëveshje të BE-së, nënshkrimin e marrëveshjeve të përditësuara tregtare me Japoninë dhe Kanadanë, një marrëveshje krejt të re me Australinë, si dhe fillimin e negociatave me Zelandën e Re dhe aplikimin për t'u bashkuar me Marrëveshjen Progresive për Partneritetin Trans-Paqësor (CPTPP).

Kritikët thonë se stili i hapur dhe gatishmëria e Truss-it për të luajtur është e rrezikshme dhe kërcënon të izolojë Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë javës së kaluar, Truss ka vënë në shënjestër Francën dhe Kinën. Truss ka shënjestruar edhe liderët rajonalë. Ajo tha se liderja skoceze Nicola Sturgeon thjesht kërkon vëmendje dhe më e mira që mund të bësh është ta injorosh, dhe e quajti ministrin e parë të Uellsit Mark Drakeford një "version me energji të ulët të Jeremy Corbyn", duke iu referuar ish-udhëheqësit të Partisë Laburiste të opozitës.

Në mbledhjen e fundit, ajo akuzoi kryetarin e Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan se ishte "kundër gjithçkaje" dhe "zhgënjyes" për kryeqytetin britanik. Si kryeministre, asaj do t’i duhet të punojë me të tre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy