
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Falja e namazit të Bajramit ka mbledhur mëngjesin e sotëm qindra besimtarë në në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u lut që Zoti në këtë festë ta begatojë vendin, ndërsa shtoi se nuk duhen harruar shtresat në nevojë..
“Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë. Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur”, u shpreh Spahiu.



