Goditet banda mafioze në Britani, i riu shqiptar drejtonte ‘fabrikën e automjeteve’ me…

Goditet banda mafioze në Britani, i riu shqiptar drejtonte ‘fabrikën e automjeteve’ me…

Një emigrant ilegal nga Shqipëria është burgosur në Angli. Ai akuzohet për drejtimin e një “fabrike” me kanabis në Bideford.

Ai është Durim Salliu, i cili kishte arritur në Britani duke u fshehur në një kamion, por menjëherë ishte lidhur me një bandë e cila i ofroi strehim, para dhe ushqim, shkruan devonlive.com. 

Ai u dërgua në një njësi industriale në Nutaberry Yard, East-the-Water, i pajisur me një kuti të madhe ushqimi, ku për detyre kishte që të kujdesej për rritjen e kanabisit.

Ai kishte jetuar vetëm në një banesë në katin e sipërm prej tre javësh kur policia e bastisi, ndërsa nga jashtë godina ngjante si një biznes riparimi automjetesh.

Dyert ishin të mbyllura dhe mënyra e vetme  per te hyrë në tre dhomat e rritjes ishte që të hyje nga poshte shkallëve të banesës, tha gjykatësja e Korporatës Exeter.

Salliut i ishte thënë se do të paguhej 1000 £ plus 500 për shpenzime, por nuk mori asgjë.

Salliu, 23 vjeç, nuk kishte vendbanim fiks, pranoi se punonte në prodhimin e kanabisit dhe u burgos me nëntë muaj nga gjyqtari Graham Cottle.

“Ju erdhët në këto brigje për shkak se besonit se punësimi ishte i lehtë për t’u gjetur, por nuk gjetët punë ose strehim dhe ishit të pastrehë dhe pa para.

Ju takuat një grup të shqiptarëve dhe në këmbim të premtimit të parave dhe ushqimit ju u dërguan në Bideford dhe iu udhëzuan të kujdeseshit dhe të kenë një operacion shumë të rëndësishëm dhe veçanërisht profesional të rritjes së kanabisit, raporton panorama. Ose gjatë ose pas përfundimit të dënimit ju do të dëboheni në Shqipëri”, i tha gjyqtari shqiptarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy