
Shërbimet e emergjencës në Kanada, ndërprenë kërkimet, për 12 personat e zhdukur nga mbytja e peshkarexhës spanjolle “Villa de Pitanxo”, ngjarje e ndodhur të martën në ishullin e Terranova.
Në peshkarexhë ndodheshin 24 persona, prej të cilëve, vetëm 3 arritën të mbijetonin, kapiteni, nipi i tij dhe një marinar ganez.
Ndërkohë arritën që të rikuperohen, trupat e nëntë pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit.
Marinarët që ndodheshin në bord ishin spanjollë, ganezë dhe peruanë. Shumë prej tyre jetonin në një zonë peshkatarësh, në rajonin spanjoll të Galizia.



