
Një i ri i shpallur në kërkim për vrasje nga pakujdesia është vënë në prangat e policisë Tiranë.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjeneraliteteve të një shtetasi, kanë ndaluar shtetasin:
Henri Gjalpi, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.
Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi Henri Gjalpi, është konfliktuar me shtetasin Gentjan Talja, 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin Henri Gjalpi.
Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



