
Ish-sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, thotë se vullneti i anëtarësisë së PD-së është mbi çdo gjykatë. I rreshtuar në krah të Berishës pasi ky i fundit nisi takimet në bazë, Kaso u pyet në studion e lajmeve të MCN TV lidhur me mundësinë e rrëzimit nga gjykata të kërkesës që demokratët kanë depozituar për regjistrimin e ndryshimeve në statutin e PD pas Kuvendit të 18 dhjetorit.
Nuk shoh arsye pse kjo kërkesë duhet të rrëzohet dhe jo ajo e zotit Basha. Detyrimi i gjykatës në rastin e shqyrtimit të kërkesave të tilla nuk është të shqyrtojë vullnetin e shprehur, por duhet të reduktohet në një verifikim formal të akteve që janë paraqitur aty. Besoj që kërkesa jonë reflekton standardet e kërkuara. Vullnetin e mbi 4900 delegatëve të Kuvendit të datës 11 dhjetor nuk ka gjykatë ta kontrollojë.
Lidhur me ultimatumin që Komisioni i Rithemelimit i ka vendosur kryetarit Lulzim Basha, Kaso tha se ai përfaqëson vullnetin e bazës dhe si i tillë nuk duhet vënë në diskutim.
Kemi të bëjmë me një vullnet suprem të organit më të lartë. Qartazi statuti parashikon që kur shprehet organi më i lartë, asnjë organ më i ulët nuk mund ta zhbëjë këtë vullnet. Qartazi ky është një fakt juridik dhe politik. Ka një njoftim zyrtar të Komisionit të Rithemelimit që i lë afat Bashës deri më 5 janar për të zbrazur zyrat. Komisioni i Rithemelimit është organi më i lartë i partisë në këtë moment dhe ka hasur në pengesa



