Personeli mjekësor që i ka shërber 61 vjeçares në spitalin e Fierit është vetëkarantinuar.
Lajmi u konfirmua sot nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
“Personeli mjekësor që i ka shërbyer pacientes aq kohë sa ka qenë në spital është vetëkarantinuar”, u shpreh zonja Fico.
61 vjeçarja ndodhet në terapi intensive në spitalin e infektivit në Tiranë, ku ndodhet dhe një 66 vjeçar nga Lushnja.
Ndërkohë personeli mjekësor që i ka shërbyer të moshuarës në qytetin e Durrësit i vetëkarantinuar është testuar dhe ka dalë negativë.
Deri tani ka shkuar në 38 numri i personave të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.



