Këtë të diel vendi ynë do të paraqitet në mbizotërimin e masave të ftohta verilindore duke bere që herë pas here të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore. Më të dukshme reshjet e dëborës do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit.
Përsa i përket, bregdetit dhe pjesërisht zona e ulët do të kenë shira të dobët dhe afat-shkurtër.
Pritet që dëbora të zbresë edhe në Elbasan e Berat.
Temperaturat e ajrit do të bien sërish në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 11°C.



