Blegtoria në kolaps/ Pilku: Sektori do një 'Master Plan'. Ministria e Bujqësisë duhet të ulë palët në tavolinë (VIDEO)

Blegtoria në kolaps/ Pilku: Sektori do një 'Master Plan'. Ministria e Bujqësisë duhet të ulë palët në tavolinë (VIDEO)

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku tha në studion e MCN Live se sektori i blegtorisë ka nevojë për një strategji të mirë të zhvillimit, pasi blegtori shqiptar përballet me kosto të larta.

Më tej, Pilku tha se 96% e blegtorëve shqiptarë nuk mund të përfitojnë fonde nga BE pasi fermat në Shqipëri kanë 4 ose më pak lopë, ndërkohë që duhen së paku 10 kokë për t’i përfituar ato.  

 

Është një sektor shumë delikat. Në vitet e fundit kemi pasur disa problematika dhe nuk kemi pasur asnjëherë zgjidhje përfundimtare që të ishte eficente që palët të jenë në harmoni me njëra tjetrën. Është sektor vital, për aq kohë sa kemi afro 180-190 mijë femra me blegtori pavarësisht se kemi një numër të ulët kafshësh në fermë.

Shqipëria ka konsumin më të madh për frymë të qumështit. Kemi 300-320 litra qumësht konsum në vit për frymë, pa përfshirë djathtin që është 5.5-6.5 kg në vit. Jemi më lart se vendet e tjera ku konsumi është 180-190 litra qumësht në vit për frymë. Duke pasur këtë background ky sektor nuk e ka pasur vëmendjen e duhur.

Kemi 316-318 fabrika të përpunimit të qumështit të regjistruara pa llogaritur ato në stane. Vetëm 10 fabrikat më të mëdha kanë investuar më shumë sesa është buxheti i Ministrisë së Bujqësisë në vit. Kanë investuar 150 milionë euro. Do t’i lëmë këto 315-318 fabrika në këtë derexhe apo duhet ta mendojmë strategjikisht sektorin? Blegtori ndeshet me një problematikë, ajo e kostos së lartë. Blegtori europian subvencionohet nga shteti. Me çfarë subvencionohet blegtori shqiptar? Ne i japim 10 mijë lekë për kokë, nuk i japim asnjë lloj subvencionimi për litër qumësht të dorëzuar në fabrikë.

Këtë vit ka një lëvizje pak më të mirë po s’kanë dhënë efektet pozitive që është heqja e doganës për lopët e importuara.

Blegtori nuk arrin t’i prekë fondet e BE. 96% janë femra blegtorale nën 4 lopë, ndërkohë që të aplikosh për fondet e BE, kushti është 10 lopë e lart. Sektori ka nevojë për një strategji të mirë të zhvillimit.

Kjo është çështje politikbërje, Ministria e Bujqësisë është rregullatore, duhet të marrë palët, t'i ulë në tavolinë blegtorin dhe përpunuesin, marzhet e fitimit duhet të jenë të përbashkëta.

Blegtoria në Shqipëria do një masterplan.

Po ashtu Pilku tha se kemi rënie me 15% të krerëve të lopëve.

Kemi rënie me 15% të krerëve dhe të litrave të qumështit.

Duhet të kemi raca produktive , kjo kërkon nxitje dhe nxitja bëhet me incentiva financiare që deri tani na kanë munguar. Duhet incentivim i bazës ushqimore që të ulen kostot. Kemi lënie në harresë të Fakultetit të Veterinarisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy