
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha për lirim nga burgu.
Hoxha kërkoi masë më të butë me pretendimet se ajo duhet të kujdeset për vajzën e saj te mitur de djalin e saj autik.
Por gjykata rrezoi kërkesën e saj duke lënë në fuqi kërkesën e SPAK, "arrest me burg".
Kujtojmë se Hoxha u arrestua nga SPAK me akuzën e lirimin nga burgu të të dënuarve në shkëmbim të parave.
Gjykata e Posaçme vendosi arrest me burg për të.
Ndërkohë, rreth dy muaj më parë KLGJ pranoi kërkesën e ILD për shkarkimin e saj nga detyra e magjistrates.



