Arben Çejku, ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë, analizoi në studion e MCN Informacion situatën politike postzgjedhore në Kosovë. Çejku tha se vendi ndodhet në një situatë ku të gjithë ndihen humbës dhe kjo ka prodhuar një krizë besimi, që më shumë se këdo tjetër dëmton vetë Kosovën.

Ajo që po ndodh në Kosovë është për të ardhur keq. Edhe fituesi nuk po sillet në mënyrë të dinjitetshme për të bërë kompromis, por as opozita nuk ka gatishmërinë e duhur. Një parti e përgjegjshme duhej të bënte të paktën përpjekje morale për të treguar se e ka vullnetin për ta zgjidhur këtë krizë e ngërç.

Lidhur me Limajn nuk dihet sa i qëndrueshëm do të jetë në raport me atë që ka thënë. Fillimisht ishte besnik i Haradinajt, pastaj kaloi me Kurtin dhe tani nuk ka vendosur ende nëse do ta votojë apo jo qeverinë. Duan që ato vota që i duhen Kurtit t’i paguajnë me florinj.

Kurti po përdor një zonjë të nderuar për ta përplasur me opozitën dhe për ta bërë pjesë të një mekanizmi që nuk do të japë ndonjë zgjidhje. Problemi është se zoti Kurti nga momenti që zgjidhet kryetar Kuvendi i fillon numërimi mbrapsht dhe kompleksi i frikës se nuk mund të arrijë numrin e votës e bën që të luajë me të njëjtin emër.

Kurti ka mbetur në pozitën që të gjithë të vegjlit i vënë kushte. Kur vjen në situatën që ke nevojë për 1 apo dy vota, atëherë ato bëhen shumë të vlefshme.

Të gjithë ndihen humbës. Kurti, opozita, edhe serbët që nuk kanë fuqinë për të iniciuar lëvizje të mëdha. Në këtë kompleks humbjesh, e humbura më e madhe është Kosova.

Jemi në një krizë të thellë politike, në një krizë të besimit. Të gjitha palët duket se bëjnë përllogaritje për zgjedhjet e vjeshtës, kur do të ketë një ballafaqim më të ashpër se ky tani.