
Pasqyrimi dhe mbulimi i vdekjes së Dukës së Edinburgut është bërë shkak që teleshikuesit të dërgojnë mbi 100 mijë ankesa në BBC, që është një rekord në televizionin britanik.
Të përballur me një situatë të tillë transmetuesi britanik ka krijuar një faqe në internet të dedikuar për shikuesit ku ata mund të paraqisnin pakënaqësinë e tyre për programacionin e saj, pasi pas vdekjes së Princit Philip ajo anuloi të gjithat programet për të mbuluar vdekjen e tij të Premten.
Vdekja e Dukës në moshën 99-vjeçare bëri që BBC të fshinte të gjithë programacionin në BBC One dhe BBC tëo, për të shfaqur një seri programesh për Filipin.
E njëjta gjë ndodhi edhe për radiot dhe programet e tjera. Pasqyrimi i lajmeve bëri që edhe finalja e MasterChef, e cila duhej të transmetohej në orën 8.30 në BBC One, nuk u shfaq.
Mediat britanike raportojnë se një nivel i tillë ankesash është një rekord, i cili mposht atë të shfaqjes së BBC të Jerry Springer, The Musical në 2005, e cila mori 63,000 ankesa. Edhe pse përfaqësues të Televizionit shprehen të lumtur për mbulimin që kishin bërë.



