Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ende duke luajtur lojën me emrin e djalit të tyre. Ylli, 24 vjeç, zbuloi përmes Instagramit të hënën se djali i tyre nuk quhet më Wolf.
“Emri i djalit tonë nuk është më “Wolf”, ka shkruar ajo. "Nuk po e ndjenim ta quanim ashtu”.
Jenner shtoi, “Doja ta ndaja me ju duke qenë se këtë emër po e shoh kudo kohët e fundit”.

Njoftimi erdhi vetëm pak orë pasi Jenner ndau pamjet intime nga momentet para lindjes së djalit të saj.
Kylie dhe Scott, të cilët janë takuar vazhdimisht që nga Coachella 2017 dhe janë gjithashtu prindër të vajzës 4-vjeçare Stormi.

Kylie solli në jetë Stormin më 1 shkurt 2018, pas një shtatzënie shumë të fshehtë. Katër vjet e një ditë më vonë, ajo mirëpriti djalin e saj më 2 shkurt 2022.



