Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë.
Pasi nuk pranoi vetë kandidimin, Manjani thotë se debati për listat është i kotë, pasi votuesit nuk zgjedhin, por thjesht votojnë partitë.
“Është i kotë gjithë debati mbi listat. Votuesit nuk zgjedhin, thjesht votojnë partinë! Ndaj që të mos votohet vetëm një parti, duhet opozita!”, shkruan Manjani.



