Ndotësi më i madh është industria, industria që ne kemi prezentë është minimale, nuk kemi industri të rëndë që shkarkon në tokë, ajër, ujë.
Patos Marinza është një vatër kronike, por situata mund të përmirësohet dhe aty. Këto janë raste të izoluara.
99% e Shqipërisë është një vend i mrekullueshëm, pa ndotje, me përjashtim të ndonjë ndotje, si plastikat.
Kështu u shpreh në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ambientalisti Lavdosh Ferunaj, i cili thotë se devijimi i lumenjve është vërtetë problem i madh për natyrën, ekosistemin dhe për komunitetet.
Por sipas tij, kohëve të fundit ka ndodhur një frenim, pasi plani ka qenë mbi 500 hidrocentrale.
Janë ndërtuar rreth 100 hidrocentrale dhe ka një frenim për këtë çështje dhe qeveria u mundua ta frenojë, se kur u konceptuan, duhet të merrnin disa para shtesë, subvencione.
Është shpenzim i madh buxhetor, i shoqëruar dhe me ndotje.
Hidrocentralet kanë filluar që nga 2009 dhe vazhduan, lejet janë dhënë masivisht që atëherë dhe komunitetet nuk kishin dijeni se çfarë po ndodh dhe tani janë ndërgjegjësuar.
Me hidrocentralet e vegjël është më keq se faj dhe korrupsion, e dënon jetën e atij komuniteti për dekada të tëra.
Tirana është vërtet një qytet që ka probleme të mëdha me ndotjen e ajrit, por edhe qytete të tjera, kryesisht prej trafikut.
Para ‘90-ës nuk kishim ndotje ajri në Tiranë, shumë pak. Tani është skandaloze pavarësisht nga matjet.
Një studim që kam bërë vetë, vite përpara, ka mbi 10 vjet. Ka të bëjë me dendësinë e popullsisë së Tiranës që po vjen duke u rritur në mënyrë të pandalueshme.
Dendësia e popullsisë në raport me kryeqytetet e tjera europiane, për kilometër katrorë dendësia e popullsisë në atë periudhë ka qenë 15 mijë banorë për kilometër katrorë, ndërsa këto kryeqytete europiane e kanë 3 mijë deri në 6 mijë, edhe në Bukuresht edhe në Sofje.
Tani ka shkuar 20 mijë, ndoshta dhe më tepër banorë për kilometër katrorë. Kjo është katastrofë dyfishe.
Duke marrë për qytetin e Tiranës kam llogaritur makina për kilometër katrorë, kemi më shumë se Europa. Kjo sjell në atë që ndotja është e madhe.
Duhen gjetur ca mekanizma që të ndalojë kjo, se kjo ka dhe një efekt tjetër.
Përveç problemeve të mëdha që lindin në qytetin e Tiranës, me ndotjen e ajrit të pari, ka bërë që pjesa tjetër e territorit të Shqipërisë të braktiset dhe të kemi një problem të madh për ekonominë etj.
Për dikë Tirana është sot i pabanueshëm, për kë ka edhe probleme me shëndetin me ajrin, duhet të largohet menjëherë.
Pjesa tjetër më rezistente përballon, por do iki. Nuk po them që është që tani, se ka disa mënyra që të akomodohet situata.
Gjithmonë insistoj te politikat shtetërore. Veliaj kur erdhi në pushtet tha se do bëj zero ndërtime, tani po ngrihen pa limit kulla, do ketë akoma tha Rama.
Gjëja e parë që duhen bërë janë të ndalohen ndërtimet mbi 10 kate, se kanë edhe një efekt viziv ndër të tjera.
Njerëzit duhet të fillojnë ta kuptojnë, që të ketë një lloj ndërgjegjësimi që nëse Tirana vazhdon në këtë mënyrë, do të jetë e pabanueshme.
Nxehtësi më e madhe, betonizim, ndryshimet klimatike, efekti i tyre.
Kjo është padyshim e lidhur me politikat. Duhet dhe pak reagim dhe protestë më shumë.



