
Moti i keq i shoqëruar me shira dhe vetëtima, ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe djegien e dy banesave, një në Malësi të Madhe dhe një në Sarandë.
Policia njofton se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A në Sarandë, ndërsa raportohen vetë dëme materiale.
“Më datë 09.06.2022, rreth orës 15:25, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”
Poashtu nga Shkodra, raportohet se një tjetër banesë është djegur nga rrufeja në Razem! Banesa është në pronësi të shtetasit Flamur Hoxha.
Mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.



