
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përjashtuar në mes të seancës së të enjtes pas debatit të ashpër me Kryeministrin Edi Rama. Noka ka penguar për afro dy minuta zhvillimin e seancës, duke lëshuar ofendime në foltoren e parlamentit, përballë kreut të ekzekutivit.



