Vidhen të dhënat e politikanëve gjermanë, mes tyre edhe Merkel

Vidhen të dhënat e politikanëve gjermanë, mes tyre edhe Merkel

Të dhënat e qindra politikanëve gjermanë janë hakeruar dhe publikuar në Tuiter, pas një sulmi kebernetik që përfshiu pothuajse të gjitha partitë. “Viktima” të këtij sulmi janë bërë CDU-ja, CSU-ja, SPD-ja, FDP-ja, me përjashtim të AfD-së.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, të cilat i referohen një lajmi të publikuar në RBB. Të dhënat e publikuara janë numra celularësh, karta identiteti, biseda në chat, letra, llogari bankare dhe karta krediti.

Të dhënat janë të disponueshme në internet që nga nata e Krishtlindjeve, por partitë e përfshira janë vënë në dijeni të enjten.

Përmasat e sulmit nuk janë ende të qarta. Sipas mediave gjermane, Angela Merkel është mes të prekurve nga sulmi në të dhënat personale.

Mes këtyre të fundit janë një adresë email-i, një numër faksi dhe disa letra drejtuar kancelares nga shkruar nga ajo për të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy