Protesta e 3 marsit, Koti: Beteja jonë me Ramën, për ti kthyer vlerat dhe dinjitetin PD-së

Protesta e 3 marsit, Koti: Beteja jonë me Ramën, për ti kthyer vlerat dhe dinjitetin PD-së

Deputetja demokrate Sorina Koti në ‘Stay Tuned’ ka komentuar lidhur me protestën e 3 marsit për të cilën u shpreh se do jetë kombëtare. Ajo tha se beteja e tyre është me kryeministrin Rama në mënyrë që ky i fundit të mos imponojë në vendimet e institucioneve të pavarura. Sipas saj, protesta e 3 marsit do jetë e radhës për ti ti kthyer dinjitetin dhe vlerat partisë demokratike.

Protesta e 3 marsit është ajo e radhës. Ne kemi bëdë disa tashmë, janë të lodhshme por demokratët janë atje sepse kërkojnë dinjitetin e tyre dhe data 3 do të jetë një protestë kombëtare. Kanë nisur dhe përgatitjet ku ne do të protestojmë në kryeministri, te sheshi do mbushim të gjithë bulevardin sepse ne betejën e kemi me Ramën si kryeministër në mënyrë që të mos imponojë më vendimet e tij te gjykatat apo institucionet e pavarura. Ne do e respektojmë vendimin e gjykatës, por jo të diktuar nga kryeministri sepse kemi parë shumë vendime apo institucione që supozohet të jenë të pavarura, por që janë të diktuara nga kryeministri Rama. Pra 3 marsi do të jetë një protestë e radhës kombëtare para kryeministrisë për ti kthyer dinjitetin dhe vlerat partisë demokratike.

E pyetur nëse do të ketë një fitues PD në zgjedhjet e 14 majit, Koti tha se garat janë interesante sepse në Tiranë dhe Korçë kemi kandidatë e PS që e kanë mandat të tretë dhe që do luftojnë me të gjithë forcën.

Nga krahu i PD kemi kandidatë që Partia Demokratike i ka për herë të parë që i garon në këto pozicione. Ndoshta beteja për Tiranën është ndryshe nga Korça, Durrësi etj, sepse Tirana është pushteti, këtu hyn në garë dhe qeveria. Këtu garën e kemi me Ramën më shumë se sa me Veliajn. Paratë janë shumë të mëdha, fondet që përdoren janë shumë të larta dhe shoh që PS ka kohë që ka filluar të investojë, jo vetëm në infrastrukturën e fushatës, por dhe kesh duke ju paguar listën shumë më herët se sa e ka bërë më përpara. Nëse më parë niste muajin e fundit tashmë ka nisur 3-4muaj para.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy