Peshkëpia: Prioriteti i rusëve “nëna Rusi”, s’ka logjikë që Ukraina të bëhet pjesë e mbrojtjes perëndimore

Peshkëpia: Prioriteti i rusëve “nëna Rusi”, s’ka logjikë që Ukraina të bëhet pjesë e mbrojtjes perëndimore

Profesori i Universitetit të Gjakovës, Ridvan Peshkëpia deklaron se prioriteti kryesor i rusëve është “nëna Rusi”.

Për emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ai deklaroi se asnjë komb në botë nuk e ka lidhjen me atdheun e tyre siç e kanë rusët, pasi ata duhet të sigurojnë kufirin më të gjatë në botë dhe duhet të sigurojnë shtetin më të madh në botë.

Sipas tij, prioritetet e rusëve është mbrojtja e tërësisë territoriale e vendit të tyre, pasi rusët kanë qenë më së shumti të rrezikuar nga tërësia territoriale gjatë shekullit të XX-të dhe se rusët janë shumë fanatikë në ruajtjen e kohezionti social.

Deklaratën e Vladimir Putin se rënia e Bashkimit Sovjetik ishte tragjedia më e madhe që ka ndodhur, ai e përkrah duke thënë se miliona rusë mbetën jashtë kufijve të Rusisë dhe se në këtë kontekst ai e quan rënien e BS si tragjedinë më të madhe për rusët në shekullin e XX.

Pjesë e sistemit bolshevik rus është trashëgimia bolshevike dhe trashëgimia cariste. Dhe në sistemin politik rus ndihen njëlloj komod si bolshevikët dhe caristët.

Askush nuk ndihet i përjashtuar në sistemin politik rus, me përjashtime të vogla. Ndarjet etnike në Rusi nuk janë njëlloj si ndarjet etnike në Ballkan.

Mbiemrat e tyre janë me Ov, të rusifikuar, se kanë marrë konceptin e nënës Rusi dhe i kanë lënë të zhvillohen. Përfshihen në identitetin rus me elementë kulturorë.

Rusia gjithmonë e ka thënë nuk kemi asnjë kundërshti për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por i ka thënë raketat e NATO-s mos mi sill në kufi dhe ka të drejtë të thotë se nuk ke pasur shtet dhe unë të ndihmova për shtet dhe ti ta përdorësh atë shtet kundër meje.

Po të shohësh Ukrainën në hartë, nuk ka asnjë logjikë që Ukraina të bëhet pjesë e mbrojtjes perëndimore, se rruga për në Ukrainë nuk të çon askund.

Nga Rusia në Ukrainë, del vetëm në Det të Zi, ajo është vetëm një dëshirë për të rrethuar Rusinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy