
Një zjarr tragjik u shënua në Francë, duke iu marrë jetën shtatë fëmijëve të moshës nga 2 deri në 14 vjeç, bashkë me nënën e tyre të dielën në mbrëmje.
Gjithçka pasi shtëpia e tyre në Charly-sur-Marne në veri të vendit, u përfshi nga flakët.
Babai i fëmijëve ka pësuar djegie të rënda dhe është dërguar për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital.
Fëmijët, pesë vajza dhe dy djem dhe prindërit e tyre po flinin në katin e dytë të shtëpisë kur shpërtheu zjarri.
Ishin fqinjët ata që njoftuan zjarrfikësit, por pa mundur të shpëtojnë familjarët. Katër nga fëmijët janë fryt i martesës së parë e nënës.
Zjarri u shua më vonë në orët e para të mëngjesit të së hënës.



