Mësuesi i jogës dhe meditimit Dorian Zazo, jep detaje lidhur me terapinë e ekspozimit ndaj të ftohtit dhe akullit.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Zazo tha se dushi me ujë të ftohtë të zgjon dhe trupi reagon, sidomos në momente alarmi për të mbrojtur organet vitale.
Sipas tij, hapi i parë është që ta fillosh gradualisht ekspozimin në të ftohtë.
Dushi i ngrohtë në fillim dhe më pas gradualisht kalohet në ujë të ftohtë, por gjëja më e rëndësishme është të marrësh frymë thellë dhe ta nxjerrësh ngadalë.
Kjo do më relaksojë. Mbas dushi i ngrohtë, kaloj te dushi i ftohtë duke marrë frymë thellë.
Temperatura duhet të jetë nën 15 gradë, për të pasur të gjitha efektet e plota.
Tre minuta janë mjaftueshëm. Unë qëndroj 5 minuta, sepse punohet për kalitjen e mendjes.
Në momentin që futemi në akull, një alarm i brendshëm funksionon për mbrojtjen nga sëmundjet.
Në atë moment truri thotë dil menjëherë se do vdesësh nga hipotermia. Por duhen fazat përgatitore.
Një fillestari nuk do t’i këshilloja futjen në vaskë me ujë të ftohtë.
Fillimisht mbas dushit të ngrohtë mund të kalohet në dushin e ftohtë, duke filluar nga këmbët dhe duke ardhur gradualisht lart në gjithë trupin.
Këtë terapi e kam hasur në joga, është një terapi e lashtë. Nuk fus të ftohtin në trup, por nxjerr të nxehtin e tepërt nga trupi.
I ngrohti me kalimin e kohës shkaktojnë inflamacione të brendshme, nga ngrohtësia e tepërt dhe nuk ndizet asnjëherë ajo kaldaja e brendshme.
Dhe unë sa më shumë kam ngrohtë brenda, aq më shumë e perceptoj të ftohtin jashtë.
Akulli është mësuesi sepse më mësoi se i ftohti është një miku ynë që na ndihmon për të aktivizuar sistemin imunitar.
Mundohem duke u organizuar me shokët dhe nxënësit e mi ta bëj tre herë në javë. Ndjej një qartësi të madhe mendore.
Nga i ftohti i madh mund të të zërë dhe gjumi, ndaj duhet kujdes.
Ndërsa zhytja e kokës duhet bërë pak sekonda, këtë freski mendore në mendime e perceptoj gjatë ditës.
Këtë teknikë nuk duhet ta provojnë gratë shtatzëna, personat me probleme me tensionin dhe zemrën.
Në futjen në vaskë me akull i këshilloj njerëzit që të shoqërohen nga një ekspert.



