“Po rrezikoni të humbni përballë Lulzim Bashës”, Rama tregon çfarë e mban në garë

“Po rrezikoni të humbni përballë Lulzim Bashës”, Rama tregon çfarë e mban në garë

Pyetjes se përse po rrezikon në këto zgjedhje përballë Lulzim Bashës, kryeministri Edi Rama iu përgjigj në “Arnautistan” në MCN TV se e “mban këtu është gjëja që duhet bërë”.

Ai tha se në aspektin personal është i përmbushur pasi ka provuar shijet dhe dhimbjet e të qenit në majë, të cilt sipas tij janë dhimbje që nuk i provon askund.

Pjesë nga biseda:

Unë kam pritur atë versionin që ju të vendosni vetë?

Rama: Edhe kështu mund të ndodhë, por nuk është ky momenti.

Dhe në këtë moment e kam menduar. Edi Rama pse duhet të rrezikojë, ndërkohë që ka fituar të gjitha betejat që kur ka hyrë. Kam menduar që do të vij një moment që ky njeri të mos rrezikojë dhe ky është një moment që rrezikon.

Rama: Të rrezikoj çfarë?

Të rrezikoni të humbni përballë Lulzim Bashës.

Rama: Unë nuk jam këtu për vete sepse për vete nga kjo anë jam i përmbushur, nuk kam diçka qe nuk e kam provuar nga shijet dhe dhimbjet e të qenit në majë, se ka shumë dhimbje në të qenit në majë. Ka më shumë dhimbje se sa shije. Shijet e të qenit në majë janë shije që nuk i provon dot askund dhe në asnjë formë tjetër. Unë nuk kisha provuar të përballesha me një tërmet, nuk kisha provuar të përballesha me një pandemi. Edhe raporti me liderët e vendeve të mëdha është një kuriozitet, edhe këtë e kam të qartë se si është dhe jam shumë në rregull. Ajo që më mban këtu është gjëja që duhet bërë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy