Kortoçi: Lufta për Portin e Durrësit duhet të jetë ekonomike! 33%, shifër e diskutueshme (VIDEO)

Kortoçi: Lufta për Portin e Durrësit duhet të jetë ekonomike! 33%, shifër e diskutueshme (VIDEO)

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi e cilëson politike luftën e bërë deri më tani lidhur me projektin për Portin e Durrësit mes pozitës dhe opozitës dhe jo ekonomike siç duhet të ishte.

Duke folur për MCN Economy, Kortoçi tha se duhet ta shohim Portin e Durrësit si aspekt ekonomik se çfarë ndikimi do sjell në ekonominë kombëtare.

Sipas saj, problematikë ndarja është ndarja e projektit se sa do të jetë në shërbim të Portit dhe sa do të jenë apartamente.

Duhet parë nëse projekt që do të sjellë një zhvillim në vijimësi, do prodhojë para të mira publike se do ketë të punësuar dhe të mira me radhë apo do të jetë investim i ngurtësuar.

Pse gjithmonë këto objekte kaq strategjike që synojnë zhvillimin e vendit shoqërohen dhe me blloqe të mëdha pallatesh.

Sa më shumë të qarta të jenë përfitimet në aspektin ekonomik, aq më shumë transparencë ka projekti dhe aq më shumë pro ose kundër do jetë zbatueshmëria e qeverisë ndaj këtij projekti.

Nuk është se ne jemi kundër emrit të një investuesi, nëse është Arabia Saudite, Katari apo vend tjetër, problemi që ngrihet është efekti ekonomik që shkakton ky investim.

33% nuk është lojë se pse aq apo kaq, por ti ke dhënë një pronë për investim, cila është përfitueshmëria publike. Në të vërtetë lufta duhet të jetë ekonomike.

33% është e diskutueshme se pse duhet të jetë një përqindje e tillë, kur tregu e ka rritur më shumë.  

Nuk shihet vetëm në aspektin e bukur të investimit 2 miliardë dollarë, por çfarë ndodh pas kësaj.

Qeveria ka qenë përherë humbëse në projekte të tilla. Nuk është njeri kundër një investimi 2 miliardë dollarë, por mënyrës se si veprohet për këto investime.

Merren vendime politike, ku kriteri ekonomik është në rend të dytë dhe jo në rend të parë. Prona shtetërore dhemb shumë pak, ndaj i jepet të parit.

Publikut shqiptar i jepet një marrëveshje e gatshme, e pakonsultuar më parë dhe publiku është thjesht një dëgjues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy