Trump pritet të deklarohet i pafajshëm, “blindohet” me masa sigurie gjykata

Trump pritet të deklarohet i pafajshëm, “blindohet” me masa sigurie gjykata

Avokatët e ish-Presidentit amerikan Donald Trump janë shprehur se ai do të deklarohet i pafajshëm. Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të konsultohet me avokatët në Kullën Trump në Nju-Jork para se të dalë në gjykatë ku do të përballet me një padi penale.

Bëhet fjalë për hetimet lidhur me një pagesë të pretenduar që Trump dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels.

Duke qenë se autoritetet presin protesta jashtë ambienteve të gjykatës janë vendosur masa shtesë sigurie.

Dhjetëra policë dhe oficerë të gjykatës, si dhe agjentë të Shërbimit Sekret pritet ta shoqërojnë Trumpin nëpër rrugët e Nju Jorkut drejt gjykatës në Manhatan.

76-vjeçari është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një çështje penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy