Ka nisur mbushja e rezervuarit të HEC-it të Banjës, një investim i kompanisë norvegjeze Statkraft. Ministri Gjiknuri e ka vlerësuar këtë HEC si një vepër transformuese.
Rezervuari i Banjës do të jetë rreth 16 km i gjatë. Në përfundim të procesit të përmbytjes, rezervuari i Banjës do të mbajë rreth 391 miliardë litra ujë, në një sipërfaqe më të madhe se 2000 fusha futbolli.



